HomeSportFFK-ja publikon pamjet e prurjes së re, Dalipi: Me zemër kam vendosur...

FFK-ja publikon pamjet e prurjes së re, Dalipi: Me zemër kam vendosur për Kosovën

spot_img

Prurja më e re në Kombëtaren e Kosovës ka zbritur sonte në Prishtinë.

Lutfi Dalipi është futbollisti i ri që ka pranuar të veshë fanelën e Kosovës, duke refuzuar kombëtare të tjera, si Zvicrën dhe Shqipërinë.

Pamje të arritjes së tij në kryeqytet ka publikuar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Sonte në aeroportin “Adem Jashari” zbriti Lutfi Dalipi, djaloshi me origjinë nga Presheva që zgjodhi të shkruajë historinë e tij me fanellën e Kosovës! Rrugëtimi ynë vazhdon, e ardhmja është e ndritur. Mirë se vjen në shtëpi, Lutfi!”, ka shkruar FFK-ja.

Vet futbollisti i ri ka thënë se është shumë i lumtur që do të luajë për Kosovën.

“Për fillim u kon zor me vendos për Kosovën ose për Shqipërinë, se jam lind në Zvicër, por me zemër e kom vendos për me lujt për Kosovën se i kom thon babushit se dua të luaj për Kosovën.”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Dalipi ka thënë se beson se Kosova do ta ketë një skuadër shumë të fortë.

 

Lajmet e Fundit

Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, Ademi e mirëpret në aeroportin “Adem Jashari”

Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, Ademi e mirëpret në aeroportin “Adem Jashari” Mesfushori me origjinë nga...

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të...

Shiroka Pula pret drejtorin e IKKL-së, vlerëson dokumentimin e krimeve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të...

Kuvendi i Kosovës vazhdon të premten seancën plenare

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë të premten, më 13 nëntor 2026,...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...