HomeAktualeGjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës

spot_img

Mbetje mortore janë gjetur sot në një lokacion të dyshuar në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor. Megjithatë, gjatë ditës së parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite.

Pas vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetjet mortore, të cilat do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamenti për Krime Lufte.

Komisioni ka bërë të ditur se trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me institucionet përkatëse të Kroacisë, si dhe bashkëpunimit me familjet e personave të zhdukur dhe qytetarët që kanë ofruar informacione të rëndësishme.

Në fund, Komisioni Qeveritar ka ritheksuar përkushtimin për vazhdimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë.

Lajmet e Fundit

FFK-ja publikon pamjet e prurjes së re, Dalipi: Me zemër kam vendosur për Kosovën

Prurja më e re në Kombëtaren e Kosovës ka zbritur sonte në Prishtinë. Lutfi Dalipi...

Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, Ademi e mirëpret në aeroportin “Adem Jashari”

Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, Ademi e mirëpret në aeroportin “Adem Jashari” Mesfushori me origjinë nga...

Shiroka Pula pret drejtorin e IKKL-së, vlerëson dokumentimin e krimeve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të...

Kuvendi i Kosovës vazhdon të premten seancën plenare

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë të premten, më 13 nëntor 2026,...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...