HomeAktualeKurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, diskutuan për integrimin evropian dhe...

Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, diskutuan për integrimin evropian dhe sigurinë në rajon

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée në Paris.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurinë në rajon.

Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti ka vlerësuar Francën si një aleate të fuqishme të Kosovës që nga lufta për çlirim dhe pavarësi, duke e cilësuar atë partnere të afërt dhe të rëndësishme të vendit.

Postimi i tij:

Sot pata kënaqësinë e veçantë të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée.

Franca ka qenë aleate e fuqishme e Kosovës që nga lufta jonë për çlirim dhe pavarësi dhe mbetet partnere e afërt dhe e rëndësishme e vendit tonë.

Biseduam për mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës, për integrimin tonë euroatlantik dhe për sigurinë në rajon. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shpreha gjithashtu vlerësimin tim për nismën e Presidentit Macron për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me përdorimin gjithnjë e më të madh të teknologjisë. Kjo çështje ishte në qendër të Forumit të Paqes në Paris këtë vit, ku Republika e Kosovës iu bashkua Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve për mbrojtjen e mirëqenies, të drejtave dhe të ardhmes së brezave të rinj.

Kosova dhe Franca do të vazhdojnë të punojnë së bashku për paqe, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.

Lajmet e Fundit

Rama akuzon Qeverinë për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare 2030: T’i përmbushë obligimet e veta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për rrezikimin e organizimit...

Kurti në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga kryeministri i Irlandës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të European Political Community (EPC) në Dublin...

Bashkëpunim i ri ndërkombëtar në UP

Prorektorja për ndërkombëtarizim, prof. Rozafa Basha, priti sot profesoreshën amerikane Kumni Yu Danico nga...

AKK-ja u përcjell deputetëve kërkesat e komunave për projektbuxhetin e vitit 2027

Në emër të Komunave të Republikës së Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...