HomeEkonomiDeri në 100 MW kapacitete të reja nga era: hapen ofertat financiare...

Deri në 100 MW kapacitete të reja nga era: hapen ofertat financiare të ankandit të parë

spot_img

Ministria e Ekonomisë ka mbajtur sot ceremoninë e hapjes publike të ofertave financiare, në kuadër të ankandit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, me kapacitet të synuar deri në 100 megavatë. Në këtë proces konkurrues, kompania “Akuo Energy SAS” ka paraqitur ofertën me çmimin më të ulët, duke u pozicionuar si ofertuesi më i favorshëm financiarisht për zhvillimin e këtij projekti.

Hapja publike e ofertave financiare vjen pas përfundimit të fazës së vlerësimit teknik. Më 10 shtator 2026, ofertat i kishin dorëzuar tre ofertues:

1. Konsorciumi “Notus Energy GmbH” dhe “Stublla Energy LLC”, nga Gjermania dhe Kosova;
2. “Akuo Energy SAS”, nga Franca; dhe
3. “GÜRİŞ İnşaat ve Mühendislik AS”, nga Turqia.

Pas vlerësimit të ofertave dhe verifikimit të përmbushjes së kërkesave të përcaktuara në dokumentacionin e ankandit, dy ofertues kanë kaluar në fazën e vlerësimit financiar.

Në ceremoninë e sotme, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se procesi është udhëhequr me përkushtim ndaj transparencës, konkurrencës së drejtë dhe mbrojtjes së interesit publik, me synim sigurimin e energjisë me çmimin më të favorshëm për qytetarët e Kosovës.

Ajo theksoi se përzgjedhja e ofertuesit më të favorshëm financiarisht, pas përmbushjes së kritereve teknike dhe ligjore, është mënyra më e mirë për të garantuar realizimin e investimit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Ministrja Rizvanolli potencoi gjithashtu rëndësinë e energjisë së erës në diversifikimin e burimeve të prodhimit dhe forcimin e sigurisë energjetike të vendit.

“Për Kosovën, vlera e këtij investimi lidhet edhe me kohën kur na nevojitet energjia. Profili i prodhimit nga era përputhet mirë me kërkesën tonë më të lartë gjatë muajve të ftohtë dhe në orët e mbrëmjes. Energjia e erës plotëson prodhimin ekzistues dhe kapacitetet solare, duke na ndihmuar të mbulojmë më shumë nga konsumi me energji të prodhuar në Kosovë”, tha ajo.

Duke folur për hapat e ardhshëm, ministrja bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë tashmë ka nisur përgatitjet për ankandin e radhës të erës, me kapacitet deri në 200 MW, në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC). Ajo gjithashtu rikujtoi se në shtator të këtij viti kanë hyrë në operim 70 MW kapacitete të reja të energjisë së erës në Zatriq, duke theksuar se zgjerimi i prodhimit vendor ndihmon në uljen e ekspozimit ndaj importeve dhe luhatjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe në forcimin e pavarësisë energjetike të Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së Francës, përfaqësues të kompanive ofertuese, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve të sektorit të energjisë.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rastet me fruth po...

Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Nlnë përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret...

Dy futbollistë të FC Prishtinës ftohen te Përfaqësuesja U19 e Kosovës

Dy futbollistët e FC Prishtinës, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, janë ftuar nga Përfaqësuesja...

Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshjet me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...