HomeAktualeHoti: Qeveria po mashtron publikun me shifrat e larta të investimeve kapitale,...

Hoti: Qeveria po mashtron publikun me shifrat e larta të investimeve kapitale, projektet nuk po realizohen

spot_img

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale.

Ai ka thënë se shifrat e larta të buxhetit po përdoren vetëm për krekosje me rastin e miratimit të buxhetit në Kuvend. “Kur po vjen koha për të raportuar në Kuvend për realizimin e buxhetit, asnjë anëtar i qeverisë nuk del para deputetëve dhe qytetarëve të përgjigjet për dështimet në realizimin e projekteve. Në gjashtë vitet e fundit, realizimi i investimeve kapitale ka qenë tejet i ultë. Asnjë nga projektet e mëdha kapitale të trashëguara nga qeveritë paraprake dhe të nisura para vitit 2021 nuk është realizuar, përfshirë këtu autostradën e Gjilanit, rrugën për Pejë, rrugën për Mitrovicë, rrugën për Podujevë, rrugën Dollc-Gjakovë, rrugën Prizren-Gjakovë etj”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka thënë se as projektet e premtuar nga kjo qeveri nuk janë realizuar, përfshirë këtu: rrugën dhe tunelin Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës, aeroportin e Gjakovës, çerdhet për fëmijë, banesat sociale, digat për akumulime dhe projekte të tjera.

“Kështu që, askush nuk beson më në shifrat e larta të investimeve kapitale të parapara në buxhetin e vitit 2027. Realizimi i buxhetit për investime kapitale ka mbetur i ulët edhe pse procedurat e prokurimit janë kryer në shumë raste përmes negocimit, siç dëshmohet me qindra e mijëra tenderë njëburimorë apo me negocim. Pasojat ekonomike dhe sociale nga mosrealizimi i projekteve kapitale po i bartim të gjithë. Kolonat e gjata nëpër rrugë në ndërtim e sipër tash e gjashtë vite po i kushtojnë secilit kohë dhe shpenzime. Mosrealizimi i investimeve kapitale e kanë lënë ekonominë e Kosovës pa qindra miliona euro në qarkullim, mjete që do të krijonin efekte zinxhirore pozitive në ekonomi”, ka deklaruar ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë, 299 raste të konfirmuara – 30 vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se rastet me fruth po...

Fotografia zyrtare e Presidentes Shiroka-Pula është vendosur në Presidencë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Nlnë përputhje me Rregulloren Nr. 19/2011 për Kriteret...

Dy futbollistë të FC Prishtinës ftohen te Përfaqësuesja U19 e Kosovës

Dy futbollistët e FC Prishtinës, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, janë ftuar nga Përfaqësuesja...

Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshjet me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...