HomeAktualeGjeneral Major Stephen E. Osborn, përmbylli vizitën zyrtare në Forcën e Sigurisë...

Gjeneral Major Stephen E. Osborn, përmbylli vizitën zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës

spot_img

Në kuadër të vizitës në Republikën e Kosovës, Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një sërë vizitash në komandat dhe njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Partneritetit Ndërshtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Ajovës, partneritet ky që ndër vite ka dëshmuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në fushën e mbrojtjes.

Gjatë vizitave në njësitë e FSK-së, Gjeneral Jashari informoi Gjeneral Majorin Osborn nga afër me organizimin, kapacitetet operacionale, pajisjet dhe infrastrukturën e Forcës, si dhe me arritjet në procesin e zhvillimit dhe modernizimit të saj.

Partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin profesional të FSK-së, përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave, dislokimeve jashtë vendit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve operacionale.

Ky bashkëpunim dëshmon marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në avancimin e ndërveprueshmërisë, profesionalizmit dhe përgatitjes së FSK-së në nivelet më të larta.

Në fund të vizitës Gjeneral Jashari e falenderoi Gjeneral Majorin Osborn për mbështetjen, partneritetin dhe dedikimin në ngritjen e partneritetit dypalësh në nivelet më të larta.

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti strategjik, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik.

Lajmet e Fundit

Arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë, kanë arrestuar pesë...

Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit

Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore...

“Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e fundit të Dardanëve në shtëpi për sivjet

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka...

Kurti pret albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes, vlerëson kontributin e tij për trashëgiminë kombëtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit albanologun...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...