HomeSportNuk mjaftuan shpirti luftarak dhe rikthimi i madh në pjesën e dytë,...

Nuk mjaftuan shpirti luftarak dhe rikthimi i madh në pjesën e dytë, Kosova mposhtet 4:3 nga Italia

spot_img

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar nga Italia me rezultat 4:3, në një ndeshje dramatike të zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të Grupit 10 të “Main Round”-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2028.

Dardanët, ndonëse u gjendën në disavantazh (0:3), treguan karakter dhe shpirt të madh luftarak, duke u rikthyer fuqishëm në pjesën e dytë dhe duke barazuar rezultatin e duke luftuar deri në fund për rezultat pozitiv. Megjithatë, përpjekjet e tyre nuk mjaftuan pasi në minutat e fundit italianët realizuan golin e fitores.

Ramadan Alaj shënoi dy gola për Kosovën, ndërsa një herë në listën e golashënuesve u regjistrua Fitim Krasniqi.

Për Italinë realizuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

Pas fitores ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e parë, Kosova mbetet me tri pikë në vendin e dytë të grupit. Italia prin me gjashtë pikë, ndërsa Gjeorgjia është pa pikë.

Dardanët do të kenë mundësinë për të kërkuar rezultat më të mirë në ndeshjen e kthimit ndaj Italisë, më 10 nëntor në udhëtim, kurse ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë më 24 shkurt 2027 kundër Gjeorgjisë në Prishtinë.

Në “Elite Round” avancojnë drejtpërdrejt fituesit e 12 grupeve dhe katër kombëtaret më të mira të vendeve të dyta. Tetë ekipet e tjera të vendeve të dyta do të kërkojnë kualifikimin përmes plejofit, ku katër prej tyre sigurojnë avancimin në raundin e fundit.

 

Lajmet e Fundit

BQK dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për...

Llapi “zgjohet nga gjumi”, fiton ndaj Dukagjinit

Llapi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke triumfuar...

Prattipati pret në takim Gjeneralmajorin Osborn, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Engarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, priti Adjutantin Gjeneral...

Kurti vizitoi Institutin e Krimeve të Luftës, pranon Raportin Vjetor të Punës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të premten Institutin e Krimeve të Kryera...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...