HomeAktualeKurti vizitoi Institutin e Krimeve të Luftës, pranon Raportin Vjetor të Punës

Kurti vizitoi Institutin e Krimeve të Luftës, pranon Raportin Vjetor të Punës

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të premten Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), ku nga drejtori Atdhe Hetemi ka pranuar Raportin Vjetor të Punës.

Kurti tha se raporti përmban të arriturat e institutit, duke theksuar rëndësinë e punës së tij në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ai veçoi publikimin e listës preliminare të viktimave të vrara gjatë luftës, në të cilën janë përfshirë 13 mijë e 195 persona të verifikuar për periudhën 1998-2000.

Sipas Kurtit, databaza e viktimave përditësohet çdo ditë, ndërsa rezultatet e reja të përditësimit pritet të publikohen pas gjashtë muajsh, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë vizitës, kryeministri pa nga afër edhe arkivin e institutit, duke vlerësuar punën për mbledhjen, digjitalizimin dhe verifikimin e materialeve dokumentuese mbi krimet e luftës.

“Pasurimi i vazhdueshëm i arkivit të Institutit, të cilin gjithashtu e vizitova kësaj radhe, përmes mbledhjes, digjitalizimit dhe verifikimit të materialeve dokumentuese mbi krimet e kryera gjatë luftës, është një e arritur shumë e rëndësishme e këtij instituti që po shndërrohet në kujtesë institucionale për historinë e popullit tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka falënderuar drejtorin Hetemi dhe bashkëpunëtorët e institutit për angazhimin e tyre në dokumentimin e krimeve të luftës, me qëllim që kjo trashëgimi dokumentare t’u përcillet edhe brezave të ardhshëm.

Lajmet e Fundit

BQK dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për...

Nuk mjaftuan shpirti luftarak dhe rikthimi i madh në pjesën e dytë, Kosova mposhtet 4:3 nga Italia

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar nga Italia me rezultat 4:3, në një...

Llapi “zgjohet nga gjumi”, fiton ndaj Dukagjinit

Llapi ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke triumfuar...

Prattipati pret në takim Gjeneralmajorin Osborn, vlerësohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Engarkuara me punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, priti Adjutantin Gjeneral...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...