Bayerni nuk e shkarkon Tuchelin

Bayerni nuk e shkarkon Tuchelin

3 humbje në 3 ndeshjet e fundit “minojnë” të gjithë sezonin e Bayern Munich. Bundesliga bëhet një mision thuajse i pamundur pas humbjes së fundit kundër Bochum, një disfatë shumë e rëndë që e dërgoi diferencën në minus 8 nga Leverkuseni kryesues.

Dukej se Bayern kishte bërë autokritikë pas humbjes kundër Lazios teksa Musiala kaloi ekipin e Tuchel në avantazh që në minutën e 14-të, por Bochum reagoi fuqishëm duke përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë.

Pjesa e dytë u bë dhe më e vështirë teksa Upamecano u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 77-të duke shkaktuar penallti dhe duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Kjo ishte sfida e dyte radhazi, pas Lazio-s në Champions, që qendërmbrojtësi francez shkarkon penallti dhe ndëshkohet me karton të kuq. Stoger u tregua i saktë duke dërguar shifrat në 3-1. Në fund, në minutën e 87-të, Harry Kane ngushtoi rezultatin, por vetëm kaq, pa mundur të shmang humbjen e Bayern.

Stoli i Thomas Tuchel merr një tjetër goditje të fortë, por sipas mediave gjermane, palët do të vijojnë bashkëpunimin. Sky Sport gjerman shton se Tuchel nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen ndërsa as drejtuesit e klubin nuk dëshirojnë të nxitohen në një kohë kur Tuchel ka një mesatare prej 2,02 pikë për ndeshje. Fillimisht klubi i Bayern njoftoi pas humbjes së trajneri nuk do të fliste në konference për shtyp, por më pas Tuchel doli përpara mediave duke theksuar se në këtë sfidë gjithçka shkoi ters, ishin të pafat, por loja e shfaqur nga ekipi i jep besim për të ardhmen.