Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, të thërrasë seancë parlamentare për t’i votuar në lexim të dytë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale.
Hamza tha në një konferencë për media se deputetë të PDK-së dhe Aleancës dorëzuan nënshkrime për thirrjen e seancës për këtë ligj.
Ai tha se u ka çuar ftesë edhe deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar.
“Është rastësi që sot është afati i fundit për ta zgjedhur presidentin. Ne po e kërkojmë ligjin. Ne nuk i ngatërrojmë këto tema. Ne duam që ligji të aprovohet në dy lexime, dhe natyrisht që është mirë të kemi marrëveshje mes partive politike dhe vendi të këtë president për të mos shkuar në zgjedhje”, tha Hamza.
Ndryshimet për t’ia kufizuar kompetencat Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë kaluan në lexim të parë, por ato duhet të miratohen edhe në lexim të dytë.

