Sot, në konferencë për media, Eugen Cakolli dhe Vullnet Bugaqku nga KDI, prezantuan analizën “Ushtrimi i detyrës së Presidentit përtej gjashtë muajve: Kufiri kushtetues dhe vazhdimësia e Presidencës”, përmes së cilës u kërkua që Presidenti të zgjidhet deri më 4 tetor, për të shmangur pasigurinë për ushtrimin e kompetencave të Presidentit pas përfundimit të afatit gjashtëmujor.
Sipas vlerësimit të KDI-së, duhet të sqarohet baza e ushtrimit të kompetencave nga ushtruesja e detyrës së Presidentes pas skadimit të afatit, përfshirë autoritetin për shpalljen e zgjedhjeve nëse Presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor.
Për këtë, KDI kërkoi që Kryetarja e Kuvendit ose palët e tjera të autorizuara ta shqyrtojnë menjëherë mundësinë e paraqitjes së një kërkese vetëm për sqarimin e aktgjykimit të 29 shtatorit 2026, duke iu referuar praktikës së vitit 2011. Gjykatës Kushtetuese iu bë thirrje që kërkesat eventuale t’i trajtojë me përparësi dhe në procedurë të përshpejtuar.
👉 Komunikatën e plotë mund ta lexoni këtu: https://kdi-kosova.org/aktivitetet/kdi-presidenti-te-zgjidhet-deri-me-4-tetor-ushtrimi-i-metejshem-i-detyres-te-trajtohet-shpejt-permes-sqarimit-kushtetues/

