Topi i Artë 2010, Mourinho: Messi nuk e vodhi
Jo të paktë janë tifozët që mendojnë se Topin e Artë 2010 duhet ta kishte fituar Wesley Sneijder. Holandezi zhvilloi një sezon magjik me Interin, duke fituar tripletën si protagonist i madh.
Në verë iu afrua shumë edhe fitimin të Botërorit, me Holandën e tij që dështoi në minutat shtesë në finalen e madhe përballë Spanjës. Goli i Andres Iniestës dërgoi kupën për herë të parë në Madrid.
Lionel Messi fitoi Topin e Artë, ndërkohë që podi u kompletua nga Xavi dhe Iniesta. Me Sneijder që nuk shkoi më shumë se vendi i katërt në renditjen e më të mirëve të vitit.
Jose Mourinho, i cili ishte timonieri i Interit në suksesin e jashtëzakonshëm të 14 viteve më parë, nuk e cilëson grabitje nga ana e argjentinasit.
“Nuk dua ta quaj vjedhje, nuk më pëlqen ta etiketoj të tillë. Kush e fitoi? Messi? Pra nuk u grabit ai Top i Artë. Por, Wesley fitoi tripletën dhe mbërriti në finalen e Kupës së Botës në të njëjtin sezon”.