HomeAktualeKosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset

Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset

spot_img

Kosova është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, mekanizëm që mundëson qarkullimin e përkohshëm të mallrave dhe lehtëson procedurat doganore për bizneset që operojnë në tregjet ndërkombëtare.

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se dokumenti ATA Carnet, i njohur si “pasaporta e mallit”, do të lëshohet nga OEK dhe do t’u mundësojë bizneseve eksportin e përkohshëm të mallrave, pajisjeve profesionale, mostrave, si dhe produkteve që përdoren në panaire e ekspozita jashtë vendit.

Sipas OEK-ut, përdorimi i këtij dokumenti mundëson qarkullimin e përkohshëm të mallrave pa pagesën e detyrimeve doganore dhe taksave të importit, në përputhje me rregullat e vendeve pritëse.

Nga OEK kanë vlerësuar se përfshirja në sistemin ATA Carnet krijon mundësi për rritjen e pjesëmarrjes së kompanive kosovare në panaire dhe ekspozita ndërkombëtare, promovimin e produkteve “Made in Kosovo”, zgjerimin e eksporteve dhe krijimin e lidhjeve të reja tregtare.

“Anëtarësimi në sistemin ATA Carnet ul barrierat administrative dhe ua lehtëson bizneseve tona daljen në tregjet e huaja, duke krijuar mundësi të reja për eksport, investime dhe rritje ekonomike”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

OEK ka bërë të ditur se do t’i informojë bizneset për procedurat dhe kushtet për përfitimin dhe përdorimin e dokumentit ATA Carnet.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj, deputet i PDK-së: Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë...

Xhiroja e 7-të: E diela me dy supersfida

Xhiroja e 7-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje. Me fillim nga...

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në...

“Diaspora shqiptare me UÇK”, protestohet edhe përtej kontinentit evropian

Organizata “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se protesta në mbështetje të krerëve...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...