HomeAktualeKomandanti i FSK-së në konferencën A5 në Kroaci: Kosova kërkon anëtarësim me...

Komandanti i FSK-së në konferencën A5 në Kroaci: Kosova kërkon anëtarësim me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

spot_img

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në punimet e konferencës së Kartës së Adriatikut A5.

Konferenca e Kartës së Adriatikut këtë vit është mbajtur në Zadër të Kroacisë nën drejtimin e Komandantit të komandës Amerikane për Europë (EUCOM), Gjeneral Alexus G. Grynkewich dhe në mikpritje me partnerët nga Forcat e Armatosura Kroate, dhe me pjesëmarrjen e shefave të mbrojtjes nga Ballkani Perëndimor.

Gjatë kësaj konference të nivelit të lartë, fokus i veçantë iu kushtua sfidave aktuale gjeopolitike dhe domosdoshmërisë për rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan, si një garanci për stabilitet afatgjatë dhe paqe të qëndrueshme.

Në margjinat e konferencës, Komandanti i FSK-së zhvilloi takime të rëndësishme dypalëshe me liderë të lartë ushtarakë ndërkombëtarë, përfshirë Komandantin e EUCOM-it Gjeneral Alexus G. Grynkewich, dhe Zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFC Naples) Gjeneral Peter K. Scot.

Në këto takime u diskutua për thellimin e ndërveprueshmërisë mes forcave, koordinimin e përbashkët operacional dhe mbështetjen e vazhdueshme strategjike që aleatët euroatlantik ofrojnë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

Gjithashtu gjatë kësaj konference Komandanti FSK-së u takua edhe me komandantin e Gardës kombëtare të Ajovas, Gjeneral Majorin Stephen Osborn ku u diskutua rritja e bashkëpunimit dhe forcimi i parteritetit mes dy forcave tona.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, GLT Jashari adresoi vizionin e Kosovës për të ardhmen e sigurisë rajonale, duke shtruar kërkesën zyrtare që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut.

Ai ritheksoi se tranzicioni i suksesshëm i FSK-së dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në misione ndërkombëtare e bëjnë vendin një partner të besueshëm dhe të natyrshëm, i cili meriton të jetë pjesë e plotë e të gjitha strukturave dhe iniciativave të sigurisë euroatlantike.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj, deputet i PDK-së: Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë...

Xhiroja e 7-të: E diela me dy supersfida

Xhiroja e 7-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje. Me fillim nga...

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në...

“Diaspora shqiptare me UÇK”, protestohet edhe përtej kontinentit evropian

Organizata “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se protesta në mbështetje të krerëve...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...