HomeAktualeMishetiq: Gjykata i cilësoi kriminale mjetet për arritjen e pavarësisë: As Prokuroria...

Mishetiq: Gjykata i cilësoi kriminale mjetet për arritjen e pavarësisë: As Prokuroria nuk shkoi aq larg

spot_img

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i është përgjigjur deklaratës së Marko Prelecit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, lidhur me interpretimet për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Preleci kishte thënë se e drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj sikurse ajo e Kroacisë, nuk mund të jetë objekt i gjykimit dhe se reagimet që e paraqesin çështjen në këtë mënyrë janë të gabuara.

Në reagimin e tij, Mishetiq tha se Preleci ka “pjesërisht të drejtë”, pasi gjykata nuk e ka shpallur të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi. Megjithatë, ai theksoi se vendimi i Trupit Gjykues ka shkuar më tej në vlerësimin e mënyrave përmes të cilave është synuar arritja e pavarësisë.

“Trupi Gjykues vendosi se një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte që pavarësia e Kosovës të arrihej përmes krimeve të luftës. Edhe Prokuroria nuk shkoi aq larg”, deklaroi Mishetiq, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se gjykata nuk kishte juridiksion për të vendosur mbi të drejtën e Kosovës për pavarësi, por, sipas tij, vendimi përcaktoi se mjetet e përdorura për arritjen e saj ishin “në një masë të konsiderueshme, kriminale”.

Prelec deklaroi të premten se pavarësia e Kosovës nuk është objekt i procesit gjyqësor.

E drejta e Kosovës për pavarësi, ashtu si e drejta e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve. Të veprosh sikurse është, vetëm sa na bën të dukemi keq. FUND”, shkroi Prelec.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj, deputet i PDK-së: Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë...

Xhiroja e 7-të: E diela me dy supersfida

Xhiroja e 7-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje. Me fillim nga...

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në...

“Diaspora shqiptare me UÇK”, protestohet edhe përtej kontinentit evropian

Organizata “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se protesta në mbështetje të krerëve...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...