HomeAktuale“Jo në emrin tim!” – Shqiptarët protestojnë sot edhe në Cyrih

“Jo në emrin tim!” – Shqiptarët protestojnë sot edhe në Cyrih

spot_img

Një tubim me moton “Jo në emrin tim!” do të mbahet sot, në Cyrih të Zvicrës, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 15:00, në Helvetiaplatz në Cyrih.

Organizatorët iu kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen tubimit dhe, siç thuhet në njoftim, të ngrenë zërin në mënyrë paqësore kundër asaj që e konsiderojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në thirrjen e tubimit bëhet thirrje që pjesëmarrësit të jenë të pajisur me flamuj kombëtarë, emblema të UÇK-së dhe të veshur kuq e zi.

Tubimi është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër dhe, sipas njoftimit, është lejuar zyrtarisht nga Policia e Cyrihut.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj, deputet i PDK-së: Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë...

Xhiroja e 7-të: E diela me dy supersfida

Xhiroja e 7-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje. Me fillim nga...

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në...

“Diaspora shqiptare me UÇK”, protestohet edhe përtej kontinentit evropian

Organizata “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se protesta në mbështetje të krerëve...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...