HomeAktualeVon der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në...

Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në Ballkan

spot_img

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën gjatë turneut të saj në Ballkan, njoftoi të premten Komisioni Evropian (KE).

“Gjatë turneut, presidentja von der Leyen do t’i vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin. Atje do të takohet me presidentët dhe kryeministrat, si dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian”, tha zëdhënësja e KE-së, Arianna Podesta.

Vizita në katër vendet e rajonit është paraparë të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor.

Radio Evropa e Lirë kishte raportuar më herët për mundësinë që von der Leyen, nëse nuk do ta vizitonte Serbinë, të mos shkonte as në Bosnje e Hercegovinë.

Von der Leyen prej vitesh ka pasur një raport të ngrohtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit shpesh i është drejtuar me fjalët “i dashur Aleksandar”.
Kjo qasje është kritikuar nga ekspertë që merren me Ballkanin Perëndimor.

Dy burra të mbështjellë me rroba që shfaqin figurën e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, marrin pjesë në varrimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid në Bosnje, Beograd 7 shtator 2026.

Më herët ishte thënë se von der Leyen nuk do ta vizitonte Serbinë gjatë turneut ballkanik për shkak të tensioneve politike dhe shoqërore në vend, ndërsa varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid, kishte nxitur reagime të ashpra në Bashkimin Evropian.

Edhe disa deputetë të Parlamentit Evropian i kishin bërë thirrje von der Leyenit që të mos udhëtonte në Beograd.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe të përgjithshme në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, von der Leyen planifikon t’i vizitojë këto dy vende më vonë, tha Podesta.

Ky do të jetë turneu i gjashtë i von der Leyenit në rajon, një vizitë që tashmë është bërë traditë para publikimit të paketës vjetore të raporteve të progresit për vendet kandidate për anëtarësim në BE.

“Siç tha presidentja në samitin e qershorit, Bashkimi ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Gjatë bisedimeve me partnerët, ajo do të diskutojë për hapat e nevojshëm në rrugën e këtyre vendeve drejt Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e integrimit gradual, të mbështetur nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, tha zëdhënësja Podesta.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj, deputet i PDK-së: Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë...

Xhiroja e 7-të: E diela me dy supersfida

Xhiroja e 7-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje. Me fillim nga...

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në...

“Diaspora shqiptare me UÇK”, protestohet edhe përtej kontinentit evropian

Organizata “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se protesta në mbështetje të krerëve...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...