HomeAktualePDK-ja nderon bashkëveprimtaren Flora Brovina

PDK-ja nderon bashkëveprimtaren Flora Brovina

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar të premten veprimtaren, mjeken dhe intelektualen, Flora Brovina.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Kryesisë së PDK-së dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës, në nderim të figurës së Flora Brovinës.

Ata vlerësuan kontributin e saj si mjeke, intelektuale dhe veprimtare që gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Për mua, për PDK-në dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, Flora Brovina do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës, i humanizmit dhe i atdhedashurisë”, ka theksuar kryetari Hamza.

Emri dhe vepra e Flora Brovinës mbeten dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet dhe në shërbim të vendit, u tha në mbledhjen komemorative në nderim të mjekes, poetes, veprimtares dhe ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila ndërroi jetë më 15 shtator, në moshën 76-vjeçare.
Në këtë tubim, bashkëveprimtarë, mjekë, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarë të figurave të luftës folën për jetën dhe veprimtarinë e Brovinës, duke veçuar angazhimin e saj në mjekësi, humanizëm, letërsi dhe në periudhën e luftës në Kosovë.

Lajmet e Fundit

Hoxhaj, deputet i PDK-së: Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë gabim fatal

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë...

Xhiroja e 7-të: E diela me dy supersfida

Xhiroja e 7-të e Superligës në futboll mbyllet sot me dy superndeshje. Me fillim nga...

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në...

“Diaspora shqiptare me UÇK”, protestohet edhe përtej kontinentit evropian

Organizata “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se protesta në mbështetje të krerëve...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...