Ka nisur atmosfera festive në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë mbledhur qytetarë të shumtë.
Qendra e kryeqytetit është mbushur me njerëz, ndërsa qytetarët po festojnë dhe po shprehin emocionet e tyre pas zhvillimeve të fundit në Hagë.
Qytetarët po qëndrojnë në shesh, ndërsa atmosfera në kryeqytet po përcillet me interes të madh në prag të vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

