HomeAktualeLahi Brahimaj: Më të qetë janë ata në Hagë se ne këtu...

Lahi Brahimaj: Më të qetë janë ata në Hagë se ne këtu – më së rëndi e kanë familjarët

spot_img

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, i cili e ka përjetuar në lëkurën e tij atë që po e përjeton aktualisht katërshja e UÇK-së në Hagë.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se katërshja që po gjykohet në Hagë kanë qenë të fortë në luftë, dhe u shpreh se ata janë të përgatitur edhe për këtë verdikt.

Sipas tij, më rëndë e kalojnë këtë periudhë familjarët e tyre, sesa ata vetë atje.

“Duke e kujtuar atë kohë, dhe duke i njohur katër bashkëluftëtarët që sot padrejtësisht ndodhen në Hagë, edhe unë edhe këta kemi qenë të përgatitur për më të keqen atëherë që gjithsecili kanë mundur me u vra përkrah shokëve e bashkëluftëtarëve që janë vrarë, këta që sigurisht se janë të fortë dhe të përgatitur”.

“Gjendja emocionale është më e rënduar te familjarët e tyre, te nënat, fëmijët, nuset… Për shembull, e pash një intervistë të Gani Thaçit i cili tha se nëna me padurim po e pret kthimin e të birit të vet, fat që s’e kanë pas babai i Hashimit, fat që s’e kanë pasë prindërit e Kadriut. Kështu që familjet janë më të rënduara”, deklaroi Brahimaj, raporton Klan Kosova.

Tutje, ai tha se, sipas përvojës së vet, ata që kanë prindër më së pari i thërrasin prindërit për t’ju dhënë kurajë, e ata që kanë fëmijë i thërrasin ata.

Ai thotë se beson se ata janë të fortë. “Pavarësisht çdo vendimi, ata nuk do të gjunjëzohen. Unë mendoj që çfarë dënimi ndaj tyre, nuk janë dënuar ata, por dënohet lufta e drejtë çlirimtare, lufta shenjtë, dënohen ata që kanë rënë për liri, ata që janë gjymtuar e nakatosur, dënohen edhe viktimat, edhe të zhdukurit… është gjynah… kur akoma ne po kërkojmë kthimin e trupave të të zhdukurve, por gjenden varreza masive brenda she jashtë Kosovës, dhe nuk ka ndodhur një gjykim për ato krime që kanë ndodhur, ndërsa me vepra e dëshmitarë të montuar, akuzohen njerëzit që kanë luftuar dhe mbrojtur pragun e vet”.

Tutje, ai dha detaje se çfarë ndodhë në momentet e fundit para verdiktit final.

“Sigurisht, mundësitë janë me taku mbrojtjen e vet gjatë ditës, për të diskutuar procesin, por sonte besoj për ta është nata më e qetë përgjatë gjithë procesit. Sigurisht ka qenë natë më e rënduar kur kanë pasur të shkojnë e të ballafaqohen me një dëshmitar i cili paturpësisht rren për një interes të caktuar sesa nesër që do të marrin vendimin final”, u shpreh Brahimaj.

Lajmet e Fundit

Veseli me 18 vjet burgim, Krasniqi me 25 dhe Selimi me 13 vjet burgim

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.Jakup...

Dënim i rëndë për Kosovën, Thaçi dënohet me 25 vjet burgim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar...

Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit...

Qindra qytetarë mblidhen në sheshin Skenderbeu

Ka nisur atmosfera festive në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku janë mbledhur qytetarë të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...