HomeAktualeKurti pas vdekjes së Brovinës: Një jetë e tërë njerëzore e shkuar...

Kurti pas vdekjes së Brovinës: Një jetë e tërë njerëzore e shkuar nën aktivizëm, u shua sot

spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë një shkrim të gjatë, në kujtim të veprimtares Flora Brovina, e cila vdiq sot në moshën 76-vjeçare.

Kurti shkroi se Brovinca, e cila kaloi një jetë të tërë nën aktivizëm, ka lënë pas mes të gjallëve një trashëgimi të gjatë dhe të ngjeshur me përpjekje dhe angazhime humanitare edhe politike.

Ai u shpreh se Flora do të kujtohet nga populli i Kosovës dhe do të njihet nga historia e vendit për angazhimin e saj publik dhe veprën e saj kulturore, humanitare, aktiviste dhe politike.

“Një jetë e tërë njerëzore e shkuar nën aktivizëm, u shua sot. Flora Brovina, vdiq në moshën 76-vjeçare duke lënë pas mes të gjallëve një trashëgimi të gjatë dhe të ngjeshur me përpjekje dhe angazhime humanitare edhe politike.

Flora Brovina kishte lindur në Skenderaj, më 30 shtator 1949, vetëm katër vite pas pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe përfshirjes së saj në Jugosllavi. Ajo i nisi studimet për mjekësi në Beograd, kurse i kreu në Prishtinë, duke u specializuar si pediatre dhe më pas si pediatre klinike në Zagreb. Në rininë e hershme të saj, Brovina punoi edhe si gazetare për shëndetësi dhe çështje sociale në gazetën “Rilindja”, kurse pas diplomimit, Brovina punoi për vite pediatre.

Në vitin 1992, pediatrja Flora Brovina e themeloi organizatën Lidhja e Gruas Shqiptare, për mbrojtjen e të drejtave të grave, si dhe për dhënie të ndihmave humanitare e mjekësore. Gjatë viteve ’90, Brovina u bë një aktivistet më të shquara shqiptare në Kosovë, për mbrojtjen e të drejtave të grave, organizimin e protestave të grave kundër regjimit shtypës të Serbisë, kulmuar me angazhimin e saj si doktoreshë në strukturat mjekësore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kulmin e luftës në Kosovë, më 20 prill të vitit 1999, Flora Brovina u arrestua nga policia serbe dhe u burgos. Në ditët e fundit të luftës, ajo u transferua bashkë me mbi 2000 shqiptarë të tjerë në Serbi, si pengje lufte të burgosura. Më 9 dhjetor 1999, ajo u dënua nga një gjykatë në Nish me 12 vite burgim, por Gjykata Supreme e Serbisë e ktheu rastin e saj në rigjykim. Pas presionit ndërkombëtar si nga organizatat për të drejtat e njeriut, Amnesty International dhe Human Rights Watch por edhe nga Parlamenti Evropian, Brovina u lirua nga burgu më 1 nëntor të vitit 2000, pas 19 muajsh të kaluar në burgje.

Si shkrimtare dhe aktiviste, Flora Brovina është laureuar me dhjetëra çmime dhe mirënjohje, si “Tucholsky Prize” nga Swedish PEN, PEN/Barbara Goldsmith Freedom to Write Award më 2000, PEN/Barbara Goldsmith Freedom to Write Award, Çmimi për Kurajo Qytetare – Heinrich Böll Foundation, Millennium Peace Prize for Women, më 2001 etj.

Flora Brovina ishte deputete e Kuvendit të Kosovës në gjashtë legjislatura, nga viti 2001 deri më 2019, rrjedhimisht edhe nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Flora Brovina, do të kujtohet nga populli i Kosovës dhe do të njihet nga historia e vendit tonë për angazhimin e saj publik dhe veprën e saj kulturore, humanitare, aktiviste dhe politike.

Ngushëllime familjes Brovina, bashkëveprimtarëve të saj dhe gjithë qytetarëve të Kosovës!”

Lajmet e Fundit

Kurti emëroi 27 zëvendësministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën emëroi zëvendësministrat, si vijon: Përparim Kryeziu,...

Cristiano Ronaldo dhe pronari i Milanit bashkohen për blerjen e Al Nassr

Një lëvizje e bujshme mund të ndryshojë përgjithmonë fatin e Al Nassr-it. Sipas raportimeve që...

Verdikti i Hagës, Walker për Express: Po pres me ankth, Prokuroria u bazua në premisa të rreme për UÇK’në – procesi në thelb politik

Diplomati amerikan në pension, William Walker, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka...

Pensionohet prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula

Në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, u organizua një takim përcjellës, në nderim të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...