HomeAktuale“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e...

“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë

spot_img

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Veteranët kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë atje këtë ditë të rëndësishme dhe për të përcjellë nga afër zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Përmes një lidhjeje direkte në “Edicionin Special”, të realizuar nga autobusi pak pasi kishte mbërritur në Hagë, veteranët kanë treguar se qëllimi i udhëtimit të tyre është shprehja e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së.

Ata kanë deklaruar se kanë ardhur për t’u qëndruar pranë çlirimtarëve, duke shprehur bindjen e tyre se verdikti do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë në qiell të hapur deri më 16 shtator./Klankosova.tv

Etiketa

Lajmet e Fundit

PDK: Aktgjykimi është i padrejtë dhe i papranueshëm

Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si “të padrejtë dhe të papranueshëm” aktgjykimin...

Edi Rama reagon pas aktgjykimit të Speciales: “Marre”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit,...

Haradinaj bën thirrje për qetësi: Beteja për drejtësi të vazhdojë në shkallën e dytë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tani deputet i Aleancës, e ka cilësuar si “të...

Veseli me 18 vjet burgim, Krasniqi me 25 dhe Selimi me 13 vjet burgim

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë....

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...