U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ajo i ka uruar Kurtit sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.
“Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.

