HomeAktualeKosova nderon viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit

Kosova nderon viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit

spot_img

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë kujtuar dhe nderuar viktimat e 11 Shtatorit, duke bërë homazhe pranë memorialit “Kosova kujton”, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve, tha se para një çerek shekulli, SHBA-ja u përball më të sulmet më vdekjeprurëse dhe bota pësoi goditjen më të rëndë ndaj vlerave demokratike.

“Kosova qëndron pranë SHBA-së jo vetëm pse SHBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë dhe vendosmëria jonë për t’i mbrojtur këto vlera është e palëkundur”, tha Kurti.

Ai kujtoi se para një viti kishte vizituar në Nju Jork memorialin kushtuar sulmeve të 11 Shtatorit dhe tha se aty la një shënim të shkurtër: “Kujtesa jeton, liria fiton”.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj kujtoi përjetimet e 11 Shtatorit 2001, duke thënë se populli i Kosovës ishte solidarizuar me SHBA-në në atë ditë, teksa në mbarë vendin ishin vendosur flamuj amerikan e mbishkrime “Amerikë jemi me ty”.

Sulmi ndaj SHBA-së, sipas saj, në Kosovë nuk u përjetua si tragjedi e një shteti tjetër e të largët.

“Sulmi u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlera që kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën”, tha ajo.

Haxhiu tha se brezi i ri nuk e përjetoi atë ditë, prandaj ajo tha se përveç nderimit të viktimave, duhet që atij t’i mësohet se çfarë ndodhi të martën e 11 Shtatorit të vitit 2001.

“Kosova e ndjeu dhimbjen e saj atëherë dhe e ndan kujtimin e saj edhe sot, duke nderuar viktimat dhe duke ruajtur po atë afërsi që u dëshmua në ditët më të rënda për dy vendet tona. I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”, tha Haxhiu.

Edhe udhëheqës partiakë në Kosovë pritet të bëjnë homazhe gjatë ditës pranë memorialit në Prishtinë kushtuar viktimave të 11 Shtatorit.

Më 11 Shtator 2001, katër aeroplanë goditën në lokacione të ndryshme në SHBA, duke lënë të vrarë gati 3.000 persona.

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të grupit terrorist Al-Kaida rrëmbyen aeroplanë, duke përplasur dy prej tyre në Kullat Binjake në Nju Jork, ndërkaq një aeroplan goditi Pentagonin, ndërkaq i katërti u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Lajmet e Fundit

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Hoxhaj thërret qytetarët në Marshin për Liri: Mos mungo! Nesër i gjithë populli në Prishtinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i...

Dukagjini vazhdon serinë pozitive, mposht Malishevën dhe ngjitet në vendin e dytë

Dukagjini ka shënuar fitore në përballje me Malishevën, në ndeshjen e fundit të javës...

Chiesa drejt largimit nga Liverpooli

Federico Chiesa pritet të largohet nga Liverpooli, pasi nuk është në planet e trajnerit...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...