HomeAktualeRasti “Thaçi 2”, vijojnë fjalët përfundimtare në Hagë – flet mbrojtja

Rasti “Thaçi 2”, vijojnë fjalët përfundimtare në Hagë – flet mbrojtja

spot_img

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon sot seanca për paraqitjen e deklaratave përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në seancën e djeshme, mbrojtja e Hashim Thaçit kërkoi që ai të shpallet i pafajshëm dhe të lirohet nga të gjitha akuzat, raporton Klankosova.tv.

Prokuroria e Specializuar ka propozuar dënime për të akuzuarit,  gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe nëntë muaj burgim për Kuçin.

Këto kërkesa u kundërshtuan nga mbrojtja e Thaçit.

Avokatja e tij, Sophie Menegon, tha se nuk ka ekzistuar asnjë grup që ka tentuar të pengojë drejtësinë dhe se provat e paraqitura nga Prokuroria për të mbështetur akuzën janë të pabazuara.

Sipas mbrojtjes, veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë pasur ndikim në procesin gjyqësor, duke theksuar se ai akuzohet për tentativë ndërhyrjeje dhe jo për veprën penale të kryer.

Edhe mbrojtja e Bashkim Smakajt kërkoi lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Sipas Prokurorisë, në veturën e Smakajt ishin gjetur dokumente orientuese për një dëshmitar, ndërsa avokati i tij tha se ZPS-ja nuk kishte ofruar argumente të mjaftueshme lidhur me bisedat mes Smakajt dhe Zyrapit.

Seanca e sotme do të vazhdojë me paraqitjen e fjalëve përfundimtare nga ekipet e tjera mbrojtëse.

Lajmet e Fundit

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

Një flamur amerikan i vendosur në objektin e qeverisë, qirinj dhe një tablo me...

Raphinha shpallet lojtari i muajit në La Liga

Ylli brazilian i Barcelonës ka fituar çmimin pas një starti fantastik. Raphinha realizoi 5 gola...

Shaip Muja, letër Hagës në prag të verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të...

Amir Rrahmani pensionohet nga Kosova

Amir Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqëueses së...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...