HomeAktualeFSK-ja merr pjesë në një nga ushtrimet më të mëdha shumëkombëshe në...

FSK-ja merr pjesë në një nga ushtrimet më të mëdha shumëkombëshe në Gjermani

spot_img

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përfaqësuar nga një kompani e këmbësorisë të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, mori pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, që është realizuar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels, Gjermani.

Në kuadër të ushtrimit, kompania e FSK-së, është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë Amerikane, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit adaptues, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, duke përfshirë operacione të sigurisë në mbështetje të zbarkimit ajror të batalionit, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Pjesëmarrja në “Saber Junction 26” i mundësoi FSK-së të zhvillojë më tej aftësitë e komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe të rrisë ndërveprueshmërinë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh paraqet një mundësi të rëndësishme për testimin e aftësive në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Aktivitetet e kontingjentit të FSK-së u përcollën gjatë “Observation Day” nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, së bashku me rreshter majorin e KFT-së, Naim Smakolli.

Vizita shërbeu për të parë nga afër angazhimin, integrimin dhe performancën e pjesëtarëve të FSK-së gjatë ushtrimit.
Pjesëmarrja në ushtrime të këtij niveli kontribuon drejtpërdrejt në ngritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve të FSK-së për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe.

Lajmet e Fundit

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

Një flamur amerikan i vendosur në objektin e qeverisë, qirinj dhe një tablo me...

Raphinha shpallet lojtari i muajit në La Liga

Ylli brazilian i Barcelonës ka fituar çmimin pas një starti fantastik. Raphinha realizoi 5 gola...

Shaip Muja, letër Hagës në prag të verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të...

Amir Rrahmani pensionohet nga Kosova

Amir Rrahmani ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e përfaqëueses së...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...