Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka bërë thirrje për mobilizim opozitar dhe protesta në mbrojtje të institucioneve dhe Kushtetutës së Kosovës.
Përmes një reagimi, Bytyqi ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk dëshiron konstituimin e institucioneve shtetërore.
Ajo ka thënë se deputetët opozitarë nuk duhet të heshtin përballë, siç e ka quajtur ajo, “shkatërrimit të shtetit”.
“Të gjithë në mbrojtje të Shtetit! Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës!”, ka shkruar Bytyqi.
Ajo ka vlerësuar se ish kryetari i AAK-së, tani deputet, Ramush Haradinaj, duhet të nisë mobilizimin opozitar protestues.
“Unë i them JO heshtjes! Besoj që Ramushi duhet të fillojë mobilizimin opozitar protestues”, ka deklaruar Bytyqi.

