HomeAktualeLeonora Jakupi i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri më 12 shtator

Leonora Jakupi i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri më 12 shtator

spot_img
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes mesazhit të saj, Jakupi ka ftuar qytetarët që më 12 shtator të bashkohen në Prishtinë dhe të ngritin zërin në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Thirrja e Leonora Jakupit i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen këto ditë nga artistë, figura publike, ish-luftëtarë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë për Marshin për Liri.

Marshi organizohet nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, me mesazhin për drejtësi, liri dhe mbështetje për çlirimtarët.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Bashkohemi për çlirimtarët. Bashkohemi për liri.

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e PISA 2025, Kosova mbetet nën mesataren e OECD-së

Janë publikuar rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) 2025, ku Kosova...

Abdixhiku reagon ndaj Hotit e Bajramit: Nuk rrotullohet shteti për një ambicie

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur deklaratave të mbrëmshme të Avdullah Hotit...

Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar nga gjykata me...

Siguria, sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme janë themel i një Kryeqyteti që zhvillohet dhe ecën përpara

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit Shefin e ri të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...