HomeAktuale25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja...

25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në periudhën 16 prill-1 qershor 2026, në vend janë raportuar gjithsej 25 raste të konfirmuara me fruth.

Sipas të dhënave, gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 5 raste të reja.

Rastet janë raportuar në disa komuna, përfshirë Ferizajn (8 raste), Prishtinën (6), Kaçanikun (5), si dhe nga një rast në Deçan, Fushë Kosovë, Gjilan, Lipjan, Obiliq dhe Shtime.

IKShPK -jau ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore në rast të shfaqjes së simptomave si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë dhe rrufë.

“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK-ja u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...