Zyrtarisht ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë
Është marrë vendimi që ndeshja Rumani-Kosovës të ndërpritet.
Pas kësaj do të merret edhe vendimi final nga UEFA për rezultatin zyrtar të ndeshjes.
Në fushë janë shfaqur lojtarët rumunë, por jo edhe ata të Kosovës, edhe përkundër ftesës së gjyqtarit kryesor të ndeshjes që këta të fundit të rikthehen në fushë.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes rinisi lojën nga mesi i fushës me vetëm lojtarët rumunë, dhe menjëherë e ndërpreu atë, sipas rregullores.