Zyrtari i AAK-së, kandidat për deputet, ‘godet’ qeverisjen e Albin Kurtit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, ka shkruar në “Facebook” për qeverisjen e Albin Kurtit.
Ai ka thënë se nga qeverisja e Albin Kurtit kanë ikur pjesa dërmuese e udhëheqësve të VV-së.
“Nga Qeverisja e Albin Kurtit kanë ikë pjesa dërmuese e udhëheqësve të VV-së, sepse nuk ka vizion për të ardhmen. E vetmja armë e tyre ka qenë dhe është zhvatja, fyerja, sharja, kërcënimi dhe poshtërimi i qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj.
Ahmetaj është një biznesmen i suksesshëm në vend dhe kësaj here ka vendosur që të japë kontributin e tij edhe në politikë.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ai është pjesë e listës së AAK-së për deputet.