Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, realizuan 73 urdhëresa të gjykatës
Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës , prej datës 1 janar deri sot, në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 73 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.