Zyrtare: Princ Leka ndahet me bashkëshorten

Zyrtare: Princ Leka ndahet me bashkëshorten

Oborri Mbreteror ka njoftuar se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”, thuhet në njoftimin për medie.

Më tej theksohet se pavarësisht besimit tek instituti i familjes LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimesinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!

“Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vemëndjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinë. LTM Princ Leka II nuk do të bejë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”, ka njoftuar Oborri Mbreteror.