Zyrtare: Marsel Ismajlgeci largohet nga Ballkani
Marsel Ismajlgeci është i larguari i radhës nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani.
Mbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te kampionët e Kosovës nga skuadra boshnjake Zrinjski Monstar derisa marrëveshja e huazimit ka skaduar.
Ballkani nuk do ta blej lojtari dhe ai tanimë është rikthyer te klubi boshnjak.
Suharekasit kanë falënderuar për kontributin e dhënë Ismajlgecin, derisa i kanë uruar suksese në të ardhmen.
Më parë nga Ballkani janë larguar edhe Armend Thaqi, Edvin Kuc, Lorenc Trashi, Nazmi Gripshi dhe Mamadou Danfa.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
Tifozë të dashur, marrëveshja e huazimit të Marsel Ismajlgecit me FC Ballkanin ka përfunduar.
Klubi e falënderon futbollistin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e karrieres së tij.
Paç fat Marsel!