Zyrtare, klubi i Bajramit largon trajnerin, ndërpritet bashkëpunimi

Zyrtare, klubi i Bajramit largon trajnerin, ndërpritet bashkëpunimi

Philippe Clement nuk është më trajner i Rangers. Klubi ku aktivizohet mesfushori shqiptar Nedim Bajrami, ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi dëshiron të shpreh falënderimet e tij të sinqerta për Filip për angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit të tij”, shkruan klubi.

Tekniku belg ka qëndruar në krye të Rangers për 86 ndeshje, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.09 pikë për ndeshje. Fatale ka rezultuar humbja e fundit, ndaj St Mirren me shifrat 0-2,. raporton BallkanWeb.