FC Drita ka bërë zyrtare transferimin e futbollistit belg William Baeten, duke forcuar më tej skuadrën në prag të sezonit të ri.
Baeten i është bashkuar kampionëve të Kosovës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko të Bullgarisë, ku Drita po vijon përgatitjet intensive për edicionin e ri futbollistik.

