Zyrtare: Hermoso te AS Roma
Mario Hermoso ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë trevjeçare me Romën si lojtar i lirë, ndërsa paga e tij vlerësohet të jetë 3.5 milionë euro në sezon.
Afati kalimtar është mbyllur zyrtarisht në Itali, por klubet ende mund të sjellin lojtarë që janë pa kontrata.
Mbrojtësi fluturoi të dielën dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore , më pas vendosi nënshkrimin e tij në marrëveshjen me klubin.