HomeAktualeZyrtare: Dion Gallapeni mbetet te Wisla Plock, nënshkruan deri në vitin 2029

Zyrtare: Dion Gallapeni mbetet te Wisla Plock, nënshkruan deri në vitin 2029

spot_img

Futbollisti i Kosovës, Dion Gallapeni, do të vazhdojë karrierën te Wisła Płock. Klubi polak ka njoftuar se pas përfundimit të huazimit ka vendosur ta blejë përfundimisht 21-vjeçarin nga Widzew Lodz.

Sipas njoftimit, kontrata e reprezentuesit të Kosovës do të jetë e vlefshme deri më 31 maj 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Gallapeni, i lindur më 22 dhjetor 2004, hapat e parë i bëri te klubi lokal Winner Prizren, para se të kalonte te FC Prishtina, raporton Telegrafi.

Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2023 dhe, pavarësisht moshës së re, në Prishtinë regjistroi 61 paraqitje, me 5 gola dhe 10 asistime, duke kontribuar edhe në fitimin e dy Kupave të Kosovës dhe një Superkupa.

Vitin e kaluar, mbrojtësi i krahut të majtë u transferua te Widzew Lodz, ku në gjysmën e parë të sezonit zhvilloi 10 ndeshje dhe shënoi një gol në Ekstraklasë, si dhe luajti edhe në Kupën e Polonisë.
Te Wisla Plock, Gallapeni u bashkua në mes të shkurtit si i huazuar dhe debutoi më 2 mars kundër Zagłębie Lubin. Tre javë më vonë, ai regjistroi dy asistime në fitoren ndaj Jagiellonia Białystok (2:1), ndërsa në shtatë ndeshjet e fundit të sezonit ishte rregullisht titullar.

Në total, në pjesën e dytë të sezonit, ai luajti 10 ndeshje, bëri 3 asistime dhe u ndëshkua me 1 karton të verdhë.

Gallapeni është edhe pjesë e rregullt e Kombëtares së Kosovës. Në mars, Kosova ishte pranë kualifikimit në Botëror, por u mposht në finalen e “play-off”-it nga Turqia me rezultat 0-1.

Emri i tij është përfshirë edhe në listën e të ftuarve për grumbullimin e qershorit, ku synon t’i shtojë paraqitjet në fanellën dardane. /Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...