Zyrtare: Bledar Devolli, trajner i ri i Lirisë

Zyrtare: Bledar Devolli, trajner i ri i Lirisë

FC Liria e ka zyrtarizuar Bledar Devolli si trajner të ri të skuadrës. Strategu nga Shqipëria në krye të skuadrës nga Prizreni e zëvendëson Granit Begolli, i cili është larguar ditë më parë nga ky klub.

“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizmin e trajnerit të ri, Bledar Devolli. Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm. Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.