HomeSportZyrtare/ 15 apo 30 minuta? FIFA merr më në fund vendimin, ja...

Zyrtare/ 15 apo 30 minuta? FIFA merr më në fund vendimin, ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve në finalen e Botërorit

spot_img

FIFA ka sqaruar një nga dilemat më të mëdha për finalen e shumëpritur të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin MetLife në New Jersey.

Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka bërë të ditur se pushimi mes dy pjesëve të finales nuk do të zgjasë më shumë se 17 minuta. Kjo do të thotë se do të jetë vetëm dy minuta më i gjatë se pushimi standard i një ndeshjeje futbolli.

FIFA ka njoftuar federatat e Spanjës dhe Argjentinës se nga këto 17 minuta, rreth 11 minuta do t’i kushtohen performancave muzikore të artistëve të ftuar, mes tyre Shakira, Madonna dhe Justin Bieber,. raporton TCh.

Kohët e fundit kishte raportime se për shkak të numrit të madh të performancave, pushimi i finales mund të zgjatej mbi 30 minuta, por FIFA ka dashur të sqarojë se kjo nuk do të ndodhë.

Sipas organizatorëve, pjesa tjetër e kohës, rreth 6 minuta, do të përdoret për montimin dhe çmontimin e skenës së spektaklit muzikor, si dhe për ujitjen e fushës.

Kujdesi për barin e stadiumit “MetLife” është një nga shqetësimet e stafit teknik të Spanjës. Në ndeshjet e mëparshme të zhvilluara në këtë impiant, fusha është konsideruar më e thatë se zakonisht, duke ndikuar në ritmin e lojës.

Për këtë arsye, ujitja e terrenit gjatë pushimit të finales shihet si një element i rëndësishëm për të garantuar kushte sa më të mira për dy skuadrat.

Ndërkohë, nuk do të ndryshojë rregulli për pushimet e hidratimit. Për shkak të temperaturave të larta gjatë këtij Botërori, FIFA do të lejojë sërish dy ndërprerje hidratimi, nga një në secilën pjesë të lojës.

Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të jetë një nga ndeshjet më të ndjekura të turneut, ndërsa përveç përballjes sportive, vëmendja është përqendruar edhe te organizimi spektakolar jashtë fushës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...