HomeEkonomiZyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës dhe ajo e Suedisë rikonfirmojnë bashkëpunimin...

Zyra Kombëtare e Auditimit e Kosovës dhe ajo e Suedisë rikonfirmojnë bashkëpunimin 15-vjeçar

spot_img

Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, drejtoresha për Komunikim me Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë priten në takim Auditoren e Përgjithshme të Suedisë, Christina Gellerbrant Hagberg, drejtoreshën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Eva Theisz si dhe Këshilltarin e Lartë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe menaxherin e projektit, Kameran Khudur.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e auditimit publik, prioritetet strategjike të dy Institucioneve Supreme të Auditimit, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional. “Partneriteti afatgjatë me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Falë këtij bashkëpunimi, kemi forcuar funksionet tona të auditimit, kemi ngritur standardet e cilësisë dhe kemi konsoliduar praktika që sot janë pjesë përbërëse e punës sonë të përditshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes së mirë në Republikën e Kosovës”, theksoi Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë, Christina Gellerbrant Hagberg, rikonfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes profesionale në fusha me interes të përbashkët.

“Jam e kënaqur teksa shoh se investimi ynë i përbashkët në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës po jep rezultate konkrete në forcimin e kapaciteteve, si në nivel individual ashtu edhe në nivel institucional, duke siguruar pajtueshmëri me parimet dhe standardet ndërkombëtare të auditimit”, deklaroi ajo.

Delegacioni suedez u prit në takim të veçantë edhe nga Ndihmës Auditorët e Përgjithshëm, drejtorët e departamentit të auditimit si dhe departamenteve profesionale mbështetëse.

Auditorja e Përgjithshme e Suedisë me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë dyditore në Kosovë.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...