Zyba kalon testet mjekësore te Legia, mbetet vetëm zyrtarizimi
Qëndrim Zyba së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari i ri i klubi polak Legia Varshava, pasi sipas mediave polake ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore.
Përfaqësuesi i Kosovës, që ka shkëlqyer te Ballkani në vitet e fundit, ka kaluar me sukses testet mjekësore në klubin kryeqytetas polak, shkrua mediumi Meczyki.
Siç është shkruar edhe më herët, Zyba do të kushtojë Legias diku rreth 500 mijë euro.
Mesfushori ka qenë nën vëzhgim prej disa muajsh nga klubi dhe së fundmi ai luajti mirë në një ndeshje miqësore kundër Jagiellonia Bialystok, të cilin e ndoqën nga afër Jacek Zielinski (drejtor sportiv i klubit) dhe Radoslaë Mozyrko (kreu i skautingut).
Zyba ka luajtur katër ndeshje për Kosovën, ku debutoi në tetor të vitit të kaluar.