ZRRE-ja paralajmëron se tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi më 1 maj

ZRRE-ja paralajmëron se tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi më 1 maj

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) ka thënë të hënën se tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi nga 1 maji, në pritje të marrjes së vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind.

“Vendimi për rritje do të merret nga mesi i këtij muaji, ndërsa tarifat e reja do nisin të aplikohen nga data 1 maj të këtij viti”, tha Petrit Pepaj nga ZRRE-ja gjatë një takimi me gazetarë.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke nxitur reagime dhe protesta.

Bordi i ZRRE-së pritet të marrë vendim për çmimin e rrymës më 11 prill.
Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të shtunën në kryeqytet.