ZPS-ja thotë se Shala e ka pranuar se ka marrë pjesë në disa krime

ZPS-ja thotë se Shala e ka pranuar se ka marrë pjesë në disa krime

Gjatë deklaratave përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, prokurori Filippo De Minicis tha se Pjetër Shala e ka pranuar se ka marrë pjesë në kryerjen e disa krimeve.

“Qëndrimi i Prokurorisë mbështetet në shtylla të shumta dhe solide. Provat sa i takon përgjegjësisë së ta akuzuarit vijnë nga dëshmitarë të tjerë të ndryshëm dhe dëshmia e tyre ka qenë konsistonte dhe konfirmonte dëshminë e njëri-tjetrin. Sa u takon këtyre dëshmive, kemi deklaratën e të akuzuarit. Ai e pranon se ka qenë në Kukës gjatë periudhës së përcaktuar në aktakuzë. Po ashtu, ka pranuar se ka marrë pjesë në disa nga krimet, ndonëse pranimet në këtë drejtim kanë qenë të pjesshme”, tha prokurori, Filippo De Minicis, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Duke folur për përgjigjet e Mbrojtjes, prokurori De Minicis tha se për ata nuk ka rëndësi se i akuzuari ka pranuar se ka rrahur disa prej viktimave për të cilat ka thënë se nuk është pishman dhe se të njëjtën gjë do ta bënte edhe sot.

“Si i përgjigjet mbrojtja akuzave dhe dëshmive që kemi dëgjuar ne që i mbështesim këto akuzua; Qëndrimi i mbrojtjes është që i akuzuari ka qenë një luftëtar lirie, u largua nga Belgjika në 1999 që të shkonte në Shqipëri që të luftonte për lirinë e vendit të tij dhe ka qenë pak herë në fabrikën e Metalit të Kukësit ku shkonte për të quar furnizime dhe më pas kalonte në vijën e frontit. I akuzuari, thotë mbrojtja nuk ka asnjë lidhje me krimet për të cilat akuzohet. Mbrojtja shprehet se viktima që e ka identifikuar si kryerës ose gënjejnë ose e kanë gabim ose të dyja bashkë. Nuk ka rendësi se edhe i akuzuari e ka pranuar në fakt se ka rrahur disa prej këtyre viktimave dhe se tha se nuk është pishman dhe se do ta bënte edhe sot të njëjtën gjë”, tha ai.

De Minicis tha se akuzuat e tyre mbështetën në dëshmi të anëtarëve të UÇK-së të cilët kanë qenë në fabrikë dhe se për dëshmitarët që tashmë kanë vdekur, vuajtja e tyre është pasqyruar në pranimin e pjesshëm që ka bërë i akuzuari.

“Pastaj, kemi dëshminë e anëtarëve të tjerë të UÇK-së që kanë qenë në fabrikë dhe e kanë parë të akuzuarin atje në të njëjtën kohë që kanë thënë edhe viktimat se ai ka qenë pjesë e keqtrajtimit të tyre. Të gjitha përputhen dhe vërteton që ai i ka bërë ato për të cilat akuzohet. Jo të gjithat viktimat e patën mundësinë të dëshmonin këtu. Fatkeqësisht disa prej tyre kanë vdekur përpara se të fillonte ky gjykim, por historitë e tyre janë deklaratat e mëparshme, në dëshmitë e personave të tjerë që kanë qenë të ndaluar me ata dhe dëshmitë e anëtarëve të tyre të familjes. Në fakt, vuajtja e tyre është pasqyruar në pranimin e pjesshëm që ka bërë vetë i akuzuari”, tha prokurori De Minicis.