HomeAktualeZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, nesër konferencë e përbashkët

ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, nesër konferencë e përbashkët

spot_img

Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit të ZKM-së, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, në bashkëpunim me ministrat përkatës, për të trajtuar historikun dhe rrjedhën e rastit, lëshimet e mundshme, trajtimin e papërgjegjshëm, neglizhencën dhe mosreagimin institucional.

Po ashtu, do të analizohet gjithçka që lidhet me procedurat dhe përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

Lidhur me raportet dhe veprimet e mëtejshme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë nesër konferencë të përbashkët për media.

Konferenca do të mbahet në orën 09:00, në objektin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...