Zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, flet Zogaj
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se nuk dihet se kur do të rikthen banorët në Shtëpinë e të Moshuarve pas zjarrit që është përfshirë mbrëmë.
Zogaj tha se janë duke diskutuar dha analizuar situatën dhe me pas do të marrin vendimet e nevojshme, derisa shtoi se shkaktari i zjarrit nuk dihet ende.
“Jemi mbledhur dhe po diskutojmë në lidhje me veprimet e mëtutjeshme. Në shtëpi ka pasur tym dhe është dashur që të largohen përkohësisht nga aty dhe të akomodohen në një hotel. Jemi duke e parë se kur do të rikthehen. Shkaktari nuk dihet dhe është duke u bërë ekspertiza”, ka deklaruar Zogaj për teve1.info.
Ndryshe, as incidentit të zjarrit i cili ndodhi në Shtëpinë e të Moshuarve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku dhe ekipin përkatëse të drejtorëve, vizituan vendin e ngjarje.
Sipas njoftimit të komunës, pas konsultimeve me ekipin e urgjencës mjekësore, zjarrfikësve dhe ekipit për siguri dhe emergjenca u mor vendim që të moshuarit për çështje sigurie, derisa të bëhet pastrimi i objektit, të zhvendosen në hotel.
Nga zjarri nuk pati të lënduar.