Zjarri në fshatrat Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, Hamza njofton se gjendja është në kontroll

Zjarri në fshatrat Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, Hamza njofton se gjendja është në kontroll

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka falënderuar zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Mitrovicës për zjarrin i cili krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël.

“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll”.

“Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!”, ka shkruar Hamza në Facebook.