
‘Zien’ rrjeti, Loredana ndez thashethemet për pritjen e ëmbël
Loredana Zefi ka ndezur thashethemet se po pret një fëmijë me Karim Adeyemi.
Në klipin e saj më të ri, ku shihet në krah të futbollistit, vëmendjen nuk e mori as muzika, as skenografia, por… barku i saj i rrumbullakosur.
Në çdo fragment, Loredana i ka bërë fansat të mendojnë: “A është kjo një mënyrë fine për të lajmëruar shtatzëninë?”
Por kjo nuk është e gjitha. Superylli e “vulosi” dyshimin përmes një Instastory, ku ndau një foto të disa palë këpucëve të foshnjave. Modeli i tyre? Mes tyre, një palë atlete të bardha, që shumë ndjekës e lexuan si një shenjë e qartë se ajo po pret një djalë.
Nga çifti s’ka ende një konfirmim zyrtar.