Zhegrova për dy ndeshjet e marsit: Luajtëm mirë, trajneri i ka pa gabimet tona

Zhegrova për dy ndeshjet e marsit: Luajtëm mirë, trajneri i ka pa gabimet tona

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje mbrëmë në ndeshjen ndaj Hungarisë me rezultatin 2:0 dhe kjo ishte e para për trajnerin gjerman, Franco Foda në stolin “Dardan”.

Pas ndeshjes, futbollisti i Lille, Edon Zhegrova tregoi se ku gaboi ekipi i tij.

Ai shpreson që në ekipin “Dardan” të ketë prurje të reja për ndeshjet e ardhshme.

“Mendoj se e kemi fillu ndeshjen shumë mirë, por mendoj se pjesën e dytë gabuam. Por këto kanë qenë vetëm ndeshje mqiësore dhe besoj se trajneri në të ardhmen ka për t’i parë gabimet dhe shpresoj që kemi me i përmirësu. Shpresoj që do të ketë lojtarë të rinj që do të vijnë dhe në shtator të bëjë ekipin më të mirë.

“Ishte dëshira ime e madhe që unë të shënoja, por shpresoj që në ndeshjet tjera t’ia arrij qëllimin”, u shpreh Zhegrova pas ndeshjes

Kujtojmë që para ndeshjeve të UEFA Nations League në shtator, Kosova do të luaj një miqësore edhe në qershor, ndaj Kombëtares së Norvegjisë.