Zhegrova: Kur u thoja njerëzve këtu që dua të luaj në Evropë, në Barcelonë, ata çuditeshin dhe qeshnin

Zhegrova: Kur u thoja njerëzve këtu që dua të luaj në Evropë, në Barcelonë, ata çuditeshin dhe qeshnin

Edon Zhegrova dhe babai i tij, Lulzim Zhegrova ishin të ftuar në Podcastin “Rruga e Re” të Lumir Abdixhikut.

Episodi i katërt i këtij podcast-i iu kushtua yllit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Zhegrova foli për ambiciet e larta që i kishte qysh kur ishte fëmijë

“Kur kam qenë në Kosovë, kur kam thënë që dua të luaj në Evropë, atëherë njerëzve iu ka dok çudi çfarë është duke thënë. Une kam thënë që ka me mbërri shumë lart. Kanë qesh, kanë bërë shaka. Kam thënë po du me lujt për Barcelonën, për ekipe të mëdha, Milanin. Njerëzit u befasojshin, se atëherë Kosova nuk ka qenë as në UEFA as në FIFA”, tregoi Zhegrova.